Pasi mbrëmë në Bruksel, u arritën katër marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini ka dal me një deklaratë sipas së cilës Kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës kanë shënuar një pikë kthese në lëvizjen përpara të agjendës së dialogut.
Në njoftimin për media të zonjës Mogherini, theksohet se kryeministrat Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, “u pajtuan në parimet e përgjithshme të elementeve kryesore të Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, që e shtron rrugën për krijimin e saj” dhe për tri çështje të tjera.
Mogherini, e cila sikur edhe më parë ka ndërmjetësuar në takimin e delegacioneve të nivelit të lartë të Kosovës dhe Serbisë, ka vlerësuar se kjo finale “përfaqëson arritje madhore në procesin e normalizimit”, dhe shton se zgjidhjet “sjellin përfitime konkrete për njerëzit dhe, njëherësh, u mundësojnë të dy palëve të avancojnë në rrugën e tyre evropiane”.
Zyrtarja e lartë evropiane e “konfirmon se BE-ja në mënyrë aktive do ta mbështesë implementimin e plotë e këtij rezultati” dhe se do të vazhdoj “puna në hapat e ardhshëm të dialogut në muajt e ardhshëm”.
Numërohen mbi 40% e vendvotimeve- këto janë pesëshet më të v...
Turqia arreston mbi 350 të dyshuar, si pjesë e një operacion...
IKSHPK jep këshilla për mbrojtje nga gripi sezonal
Arrestohet një 42-vjeçar në Prishtinë për vjedhje të rëndë
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...