Policia në Mitrovicë e ka arrestuar personin e dyshuar për përfshirjen në vepër penale “vjedhje në tentativë”.
Ky rast është raportuar gjatë natës rreth orës 00:15, derisa njësitet policore kanë shkuar në vendngjarje ku e kanë hasur të dyshuarin brenda shtëpisë dhe e kanë arrestuar personin e dyshuar.
Ankuesi ka raportuar se në shtëpi nuk i mungon asgjë.
I dyshuar XH.F., 39 vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor. Për të njëjtin kishte urdhërarrest nga Gjykata Themelore Pejë ku edhe është dërguar, thuhet në një njoftim.
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...