Misioni i vëzhguesve të BE-së: Mungesa e transparencës për financimin e fushatave vazhdoi edhe në raundin e dytë

13:00 | 16 Nëntor 2021
Arditë Shkodra

Kreu i Misionit të vëzhguesve të Bashkimit Evropian për zgjedhjet lokale, Lukas Mandl në konferencën e thirrur për media ka paraqitur gjetjet e tyre për zgjedhjet lokale 2021.

Ai ka folur rreth fushatës, duke e konsideruar se toni i kësaj fushate ishe më i ashpër se në raundin e parë, transmeton arbresh.info

“Fushata ishte dinamike, e gjallë dhe e qetë edhe pse toni i fushatës ishte pak më i ashpër se sesa në raundin e parë”, tha Mandl.

Ai konsideron se në mungesë të ndëshkimeve për zhvillim të fushatës jashtë periudhës zyrtare, shumica e kandidatëve filluan ta kërkonin votën shumë më herët sesa të fillojë fushata zgjedhore.

“Në mungesë të ndëshkimeve për zhvillim të fushatës jashtë periudhës zyrtare në bazë ditore, shumica e kandidatëve filluan ta kërkonin votën shumë para se të fillojë fushata zgjedhore”, tha ndër të tjera shefi i misionit.

Ai konsideron se si në raundin e parë edhe ne të dytin ka pasur mungesë të transparencës, sa i përket financimit të fushatave të garuesve.

“Qeveria shpalli rritje të përkohshme të përfitimeve sociale që qoi në akuzat e opozitës për blerje indirekte të votës. Mungesa e hapur e transparencës që lidhet me financimin e fushatave të garuesve, vazhdoi edhe në raundin e dytë, duke vazhduar zbatimin e dobët të rregullave për financim të fushatës, Kuvendi i Kosovës nuk pati mundësi të garantojë auditimin me kohë të raporteve dhe KQZ-ja nuk mbështeti sa duhet zbatimin e rregulloreve në fuqi”, deklaroi Mandl./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale