Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar projektligjin për sigurimin e detyrueshëm në kujdesin shëndetësor.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se me këtë nismë themelohet edhe fondi i sigurimit të detyrueshëm shëndetësor.
“Kjo nismë është paraprirë nga një proces i detajuar analizimi, planifikimi por edhe diskutimi. Ky projektligj është hap themelor drejt themelimit të sigurimeve shëndetësore në vendin tonë. Ky proces është i pakthyeshëm dhe si i tillë po e nisim sot. Me këtë nismë themelohet fondi i sigurimit të detyrueshëm shëndetësor i Republikës së Kosovës. Për herë të parë përcaktohen rregullat për listën e barnave të rimbusueshme. Me këtë projektligj po rregullohen edhe çështjet e mbledhjes së kontributeve nga qytetarët për fondin e sigurimeve dhe fondet do të jenë një nga burimet e rëndësishme të financimit të shëndetësisë në të ardhmen. Buxheti që ndahet për shëndetësi do të i shtohet edhe kontributi i secilit prej nesh nga të hyrat personale. Zbatimi i ligjit do të jetë një sfidë për qeverinë”, ka thënë Vitia./Arbresh.info
Haxhiu bëri homazhe në memorialin e martirëve në fshatin Tër...
KEDS reagon pas akuzave se njëhsorët e rrymës bëjnë matje të...
Zhbllokohet për kamionë rruga Pejë–Rozhajë
Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, nisen drejt Bratislavë...
“Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest?”, Selin nuk ...
Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për ba...