Është ministre në Qeverinë Haradinaj. Por, nuk është që ndonjëherë nuk e ka menduar që do të jetë pjesë e ndonjë qeverie. Madje thotë se pozitën e ministres e ka menduar që në vitin 2002, shkruan arbresh.info.
Është kjo ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.
Ministrja Reshitaj, në një intervistë për arbresh.info tregon kohën se kur e ka menduar këtë gjë dhe se cilat janë arsyet që e kanë shtyrë drejt këtij mendimi.
“Të ju them të drejtën po, diku në vitin 2002 kur kam punuar gazetare atë kohë përcjellja fushatat parazgjedhore dhe në një moment kam menduar që ndoshta një ditë edhe unë mund të jem ministre”, ka thënë ajo.
Por, thotë se nuk e ka menduar që do të jetë ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
“Jo, të ju them të drejtën nuk e kam menduar që do të jem ministre e këtij dikasteri por jam e lumtur që jam në krye të kësaj ministrie”, ka pohuar ministrja Reshitaj.
E, ish kryeministrin e Britanisë së Madhe, Toni Blair e ka të preferuar të saj, pasi thotë se është njeri dhe politikan i kompletuar.
Reshitaj ka thënë se sikur të mos ishte mjeke do të merrej me art, pra me dramaturgji dhe skenar.
Sipas saj, Kosova ka politikane mjaft të mira, saqë nuk do të mund ta veçonte ndonjërën prej tyre./J.Zhuniqi/arbresh.info/
Pesë vjet nga marrëdhëniet diplomatike Izrael-Kosovë, vjen u...
Xhaka vazhdon rehabilitimin, mungon ndaj Burnleyt
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...