Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, është diskutuar për pavarësinë ekonomike të grave, banimin social si dhe zbatimin e masës ekonomike për punësimin e viktimave të dhunës në familje.
Me anë të një postmi në Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se është diskutuar për veprimet që kanë ndërmarrë për fenomenin e dhunës në familje.
“Në organizimin e ZKM dhe ABGj, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në pjesën e parë, diskutuam për pavarësinë ekonomike të grave, banimin social, me theks u fokusuam te zbatimi i masës ekonomike për punësimin e viktimave të dhunës në familje. Gjithashtu, për veprimet që kemi ndërmarrë për ta adresuar fenomenin e dhunës në familje, si dhe për fuqizimin e programeve dhe mbështetjen për organizatat që ofrojnë shërbime sociale dhe famijare”, ka shkruar Haxhiu./Arbresh.info
Artemis II përmbyll misionin historik në Hënë, astronautët n...
Media britanike: Shqipëria, vendi evropian `më i mirë se Mal...
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...