Ministria pa Portofol, me buxhet të njëjtë

15:06 | 31 Tetor 2016
M. A.

Ministria pa Portofol do ta ketë buxhetin e njëjtë si të vitit që shkoi.

Për këtë ndarje të buxhetit për këtë Ministri është ankuar ministrja Edita Tahiri e cila në mbledhjen e Qeverisë ku u miratua buxheti prej 2 miliardësh, tha se ky buxhet nuk mjafton.

Tahiri me këtë rast tha se Ministria pa Portofol e ka emrin ‘pa portofol” por siç tha ajo “por s’besoj është pa Portofol se është një portofol i madh në këtë Ministri”,  tha Tahiri.

Shpërndaje në rrjete sociale