Ministria e Punëve të Brendshme publikon faqen e re Paviza.eu për të informuar qytetarët për rregullat e udhëtimit në zonën Schengen.
Kjo faqe përmban të gjitha informatat e nevojshme dhe veglat ndihmëse për planifikimin e udhëtimit në BE sipas rregullave.
Informatat dhe veglat janë të ndara në faqe të veçanta për qasje të lehtë.
Udhëzime të thjeshta për udhëtim: Këtu janë informatat kryesore për vizita deri në 90 ditë për turizëm, vizita familjare ose biznes. Këtu gjinden gjithashtu informatat për sistemin e ri të regjistrimit të hyrjeve dhe daljeve, Entry/Exit System (EES).
Listë kontrolli për udhëtarë: Këtu është lista me dokumentet e nevojshme për udhëtim në zonën Schengen.
Kalkulatori i qëndrimit: Është një mjet i thjeshtë që ndihmon në llogaritjen e ditëve të qëndrimit në zonën Schengen.
Për më shumë informacion, vizitoni faqen zyrtare: www.paviza.eu/Arbresh.info
Protestë të premten kundër shtrenjtimit të energjisë elektri...
Osmani: Kosova është gati për ekonominë e gjeneratës së ardh...
Kompensimet për dëmet e vërshimeve, ato të vitit 2023 ende t...
Haradinaj në SHBA kërkon mbështetjen për anëtarësim në NATO
Bastisje në Leposaviq – gjenden armë, pjesë të uniform...
Falsifikim i dokumenteve, arrestohen dy persona në Prizren