Ministra e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes një memorandum mirëkuptimi të firmosur mes dy palëve të mërkurën ia ka bartur kompetencat Komunës së Ferizajt për shtëpitë e komunitetit me aftësi të kufizuara.
Bartja e këtyre kompetencave është bërë nga zv/ministrja e MPMS-së, Rita Hajzeraj-Beqa, në drejtim të kryetarit të Ferizajt, Muharrem Svarqa. Të dypalët kanë vlerësuar me këtë rast se ky hap shënon rëndësi të madhe për qytetin e Ferizajt.
Zv/ministrja e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj-Beqaj, ka thënë se qëllimi i kësaj marrëveshjeje është përmbushja e objektivit të përgjithshëm të bartjes së kompetencave të shërbimeve rezidenciale-institucionale për personat me aftësi të kufizuar mendore-ngecje në zhvillim mendor.
“Ky qëllim do të përmbushët nga MPMS-ja, me bartjen e kompetencës për shërbimet rezidenciale-institucionale për Komunën e Ferizajt, me qëllim që kjo komunë të demonstrojë kompetencën e kërkuar për përmbushjen e përgjegjësive të kërkuara konform legjislacionit në fuqi dhe kësaj marrëveshjeje”.
Kreu komunal, Svarqa, ndërkaq, nga ana e tij ka shprehur gatishmërinë që këto kompetenca nga komuna që ai drejton të ushtrohen me përgjegjësi dhe me përkushtim dhe konform ligjeve në fuqi.
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...
KFOR: Ushtarë amerikanë dhe EULEX trajnohen për evakuim mjek...
Anushiq: Bashkëpunimi ushtarak Kroaci-Kosovë-Shqipëri nuk ës...
Atletico Madridi e poshtëron Barcelonën në Kupën e Mbretit
Reagon Albatro Rexhaj: Nuk është e vërtetë që Berati më ka g...