Ministria e Drejtësisë (MD) ka kujtuar javën që po lëmë pas ku u përkujtuan qindra martirë të rënë në masakrat e kryera në pranverën e vitit 1999 nga forcat serbe.
“Në Goden të Gjakovës, në Fortesë, në Celinë, në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël, në Suharekë, në Dardani të Pejës, në Izbicë të Skënderajit, në Podujevë, gjithandej trevave të Kosovës, zjarri i kriminelëve serb po përvlonte popullësinë civile të pafajshme, foshnje e pleq, fëmijë, vajza e djem të rinj, gra e burra, pa dallim, të gjthë me të vetmin qëllim, shfarosjen e popullit shqiptarë”, thuhet në postimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Gjithashtu thuhet se do të vazhdojmë t’i kujtojmë dhe nderojmë përherë sepse sipas tyre, këtë e kemi detyrë të përjetshme, për hirë të historisë dhe për hirë të së ardhmes.
“Lavdi e përjetshme të gjithë martirëve të Kosovës!”, shkruhet mes të tjerash në postim.
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025
Nafta mbi 200 lekë për litër, ku ndryshon Shqipëria nga rajo...
Irani ironizon me përpjekjet e SHBA-së për armëpushim
E rëndë: Vdes tragjikisht në Gjermani i riu nga Presheva
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...