Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, me të cilin kanë këmbyer informata për të dy shtetet sa i përket situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19, me theks të posaçëm rreth angazhimeve të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për menaxhimin e kësaj situate.
Ministri Zemaj tha se “Austria është shtet mik i Kosovës që në çdo kohë dhe sfidë është gjendur pranë, sikurse edhe tash në kohë të pandemisë, me ndihmë e përkrahje të pa rezervë”, raporton arbresh.info.
Ai falënderoi Ambasadorin për përkrahjen dhe partneritetin e ofruar, duke ritheksuar se mirëpret bashkëpunimin dhe partneritetin e mëtejmë të Austrisë dhe të Ambasadorit, Weidinger.
“Kosova dhe populli i saj janë të bekuar me gatishmërinë që kanë popujt dhe shtetet mike për të na ndihmuar në këtë kohë të vështirë”, tha ministri Zemaj./arbresh.info/
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri
Nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump dhe Putin zhvilluan një ...
Egjipi i Salahut siguron pozitën e parë dhe kualifikimin tut...
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi