Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu priti në takim Gjeneralin Frank Best, udhëheqës i ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s (NALT) në Kosovë.
Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë si dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe përkrahjes nga NALT-i për Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Misioni i NALT-it në Kosovë është të mbështesë të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë dhe të sigurojë këshilla dhe mbështetje, me fokus në ndërtimin e kapaciteteve për institucionet relevante.
Ministri Veliu dhe Gjenerali Best u dakorduan që të vazhdohen takimet në nivele teknike të zyrtarëve përkatës, për intensifikim të raporteve dhe konkretizim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm, me theks të veçantë në përkrahjen e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave./arbresh.info/

18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...