Ministri Tahiri takoi deputetët e Kuvendit të Shqipërisë

10:01 | 26 Qershor 2018

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka pritur në takim anëtarë të Komisionit Parlamentar të Republikës së Shqipërisë për Çështje Ligjore, Administratë Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Mediet gjatë këtij takimi janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Anëtarë të komisionit nga Shqipëria dje janë takuar edhe me Komisionin për Legjislacion, komisionin për Administratë Publike të Kuvendit të Kosovës si dhe me Komisionin për të Drejtat e Njeriut, raporton EO

Komisioni parlamentar i Kosovës për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Komisionin Parlamentar të Shqipërisë për Çështje Ligjore, Administratë Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Sipas memorandumit, palët pajtohen që të jenë pjesë e një bashkëpunimi të ngushtë për shkëmbimin e përvojave që plotësojnë kuadrin institucional në luftën kundër korrupsionit, rreth funksionimit të agjencive kundër korrupsionit që mbulojnë fushën e deklarimit të pasurive dhe konfliktin e interesave.

Gjithashtu, ky memorandum parasheh shkëmbimin e përvojave rreth funksionimit të këshillave gjyqësore dhe prokuroriale.

Lajmet më të lexuara