Ministri serb i Punës, Punësimit, Veteranëve dhe për Çështje Sociale, Aleksandar Vulin, ka folur sot rreth zgjedhjes mes një referendum apo zgjedhjeve të parakohshme në Serbi.
Ai ka deklaruar sot se në këtë moment zgjedhjet janë zgjidhje më e mirë se sa referendumi.
“Referendumi është përgjigje vetëm për një çështje. Situata jonë politike është shumë më e ndërlikuar se sa përgjigjja vetëm për një çështje, kurse në zgjedhje keni një spektër më të gjerë të çështjeve, si politikën dhe propozimin e politikës për të ardhmen”, tha Vulin.
Debati se a do të shkohet në zgjedhje të parakohshme apo referendum, ka filluar kohën e fundit pasi Serbisë në tavolinë i ka ardhur kërkesa për njohje të Kosovës, si pjesë e Kapitullit të 35-të, në dialogun me Bashkimin Evropian për tu bërë pjesë e tij.Kurse si arsye e dytë konsiderohet anëtarësimi i Kosovës në UNESCO.
Madje për këtë çështje medie të ndryshme në Serbi kanë hapur edhe sondazhe.
KEK: Njësia B1 rikthehet në operim, prodhimi i energjisë në ...
Alban Zogaj: LDK nuk është parti e rrjeteve sociale
Sorensen takoi komandantin e KFOR-it, flasin për bashkëpuni...
Ilir Ferati reagon për situatën në parti: LDK është më e mad...
Komuna e Suharekës hap afatin për aplikim për vlerësimin e d...
Orientimi antiperëndimor i Serbisë