Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takim njohës ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.
Reçica e njoftoi ambasadorin amerikan për reformat që ka ndërmarrë MPMS në fushën e marrëdhënies së punës, fushën pensionale, atë sociale dhe fusha tjera, reforma që kanë për qëllim ngritjen e mirëqenies së përgjithshme për qytetarët e Kosovës.
Ministri falënderoi ambasadorin Kosnett për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-të po i japin Kosovës, në të gjitha fazat e saj të shtetndërtimit dhe gjithashtu për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës për formimin e ushtrisë e saj.
Ambasadori Kosnett shprehi interesimin tij për reformat e ndërmarra nga ana e MPMS dhe për përpjekjet e ministrit dhe të MPMS-së për të avancuar të drejtat e punëtorëve dhe mirëqenien e qytetarëve.
Kos: Shqipëria, punë të shkëlqyer për anëtarësimin
Kosova përballë një prove politike: Kompromis apo krizë e re...
Ish-zëdhënësi i Aleancës Veriatlantike në kohën e luftës: Nu...
Trump lajmëron marrëveshjen/ Irani ka pranuar të mos ketë ar...
Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...