Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka dhënë një lajm të mirë për familjet, të cilat janë në asistencë soaciale.
Ai ka thënë se për 3 muajt e ardhshëm, ata do të marrin dyfish pagesën e asistencës soaciale
Statusi i plotë i ministrit Reçica:
Në kuadër të zbatimin të programit për rimëkëmbje ekonomike, në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar kemi marrë vendim që të ndajmë 7 milion e 500 mije euro për dyfishimin e pagesës së skemës së asistencës sociale për periudhën tetor, nëntor dhe dhjetor 2020, e cila do të realizohet çdo muaj bashkë me pagesën e rregullt të kësaj skeme sociale.
Kjo pa dyshim që është një ndihmë shumë e rëndësishme për këto familje, veçmas në ketë periudhë të vështirë pandemike nëpër të cilën po kalojmë.
Ne si MPMS jemi shumë të përkushtuar për të qenë pranë qytetarëve tanë, veçmas pranë atyre që në këto ditë të vështira kanë nevojë për mbështetjen tonë.
Maqedonci:Partneriteti strategjik rrit standardet e sigurisë...
Themelimi i Bordit të Paqes, Rama: Javës tjetër vizitë në Ua...
Rubio siguron Zelenskyn për angazhimin e SHBA-së, por parala...
Artani rrëfen linjën prekëse të jetës: Takova vëllanë pas 23...
Rama: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, n...
Pa dialog, pa BE? Sfida e mandatit Kurti 3