Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka marrë pjesë sot në përurimin e Qendrës për Përpunimin e Ushqimit dhe Programit për Aftësim Profesional në ambientet e organizatës jo-qeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK).
Me këtë rast, Ministri Faton Peci e theksoi si tejet të rëndësishëm trekëndëshin e bashkëpunimit mes nivelit qëndror, atij lokal dhe shoqërisë civile, me qëllim të zhvillimit të sektorit të bujqësisë, si dhe krijimit të politikave të qëndrueshme zhvillimore.
Po ashtu gjatë kësaj ceremonie, Ministri Faton Peci theksoi rëndësinë e aftësimit profesional, ngritjen e kapaciteteve, si dhe avancimit të agjendës legjislative, e cila do t’i kontribuojë zvogëlimit të papunësisë, rritjes së eksportit, rritjes së prodhimit si dhe përmirësimit të cilësisë së prodhimeve vendore.
Në mes tjerash Ministri shtoi se organizata partnere si IADK-ja të cilët përmes aftësimit profesional, dijes dhe kapaciteteve të tyre, janë shembulli pozitiv i zhvillimit të sektorit të bujqësisë.
Ndërkaq, Qendra e Përpunimit të Ushqimit dhe e Programit për Aftësim Profesional në Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës, është investim i përbashkët i IADK-së së bashku me donatorët e këtij sektori./arbresh.ifnfo/
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...