Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci, ka folur për bastisjen e djeshme në Ministrinë që ai drejton.
Ai tha se në media nuk është raportuar e vërteta dhe ka qenë shpifje, derisa shtoi se atë mund të thonë vetëm institucionet e drejtësisë. “E vërteta është ajo që atë le ta thonë institucionet e drejtësisë dhe akterët që janë intervistuar”, tha Peci.
Ndryshe, dje, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte njoftuar se me qëllim të verifikimit të pretendimeve apo dyshimeve për veprimet e disa zyrtarëve publikë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, lidhur me renovimin e objektit që e shfrytëzonte AAK-ja, ka autorizuar Policinë e Kosovës, që të kryejë veprime hetimore në mbledhjen dhe sigurimin e provave për sqarimin e rrethanave të çështjes.
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...