Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor i cili po mbahet në Poznan të Polonisë ku pjesëmarrëse janë shtetet e Procesit të Berlinit.
Në sesionin e parë, Ministrat e Brendshëm diskutuan mbi lidhjen mes migrimit të paligjshëm dhe aktiviteteve të krimit të organizuar. Ministri Mustafa potencoi se Republika e Kosovës ka mjaft të konsoliduar legjislacionin në këtë drejtim.
“Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe agjencitë që veprojnë nën autoritetin e saj, mbeten të përkushtuar ne vazhdimësi ne luftën ndaj te gjitha llojeve te krimit te organizuar duke dhënë kontributin e sajë edhe ne luftimin e krimit trans-kufitar”, – tha Mustafa.
Në sesionin e dytë i cili iu kushtua iniciativës frango-gjermane për zvogëlimin e numrit të armëve të lehta dhe të mesme në Ballkanin Perëndimor, Ministri Mustafa vuri re se Kosova gjatë viteve të fundit ka arritur progres në fushën e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta, ndërsa që nga viti 2008 është duke u implementuar strategjia dhe plani i veprimit për Armët e Vogla dhe të Lehta, e cila është ne përputhje me Udhërrëfyesin Rajonal dhe në frymë me obligimet e përbashkëta rajonale dhe ndërkombëtare./arbresh.info
Mimoza Kusari njofton për vdekjen e babait të saj
Ankohet qytetari: Çmimi në raft më i ulët, në arkë më i lart...
Vdes në QKUK këmbësori që u godit nga një automjet në Fushë ...
Këtë fundvit, Mihrije Braha shfaqet më e bukur se kurrë
Osmani: Kosova është më e fortë falë frymës së bashkëjetesës
Serbia: Kanë nisur negociatat mes Rusisë dhe MOL-it hungarez...