Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është pyetur nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, se kur Kosova do të bëhet me ligj për transplantim të organeve.
Latifi, tha se ky ligj do të vijë në kuvend brenda këtij viti.
“Sa i përket transplantimit të indeve dhe organeve, unë jam i informuar se ky draft-ligj paska qenë qysh në vitin 2012. Kjo nuk është paraparë vitin e kaluar që të vijë në kuvend, por ne e kemi shtuar këtë dhe do ta sjellim sa më shpejt që të jetë e mundur por gjithsesi këtë vit”, tha Latifi.
Ai tha se kjo do të bëhet, për shkak se në Kosovë ka një numër të madh të pacientëve që kanë dështim të veshkave e indeve të tjera./arbresh.info/
Modernizimi i flotës ushtarake, Maqedonci nënshkruan kontrat...
Nëna e ish-presidentit Thaçi mbështet fuqishëm marshin e 17 ...
Plagosja e 18-vjeçares në hotel në Tiranë, arrestohet i dash...
Ish-lojtari i Liverpoolit arrestohet për shkak të një sulmi ...
“Ata nuk e pritën pranverën” – OVL e UÇK-...
Leonora Jakupi e thotë publikisht: Po, ndonjëherë e veshi je...