Kroacia po del mbështetëse e fuqishme e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Kështu të paktën ka thënë në një intervistë për Klan Kosovën, diplomati kroat, Ministri Gordan Grliq Radman, ndërsa u shpreh optimist se në një të ardhme të afërt do të ketë vendime pozitive lidhur me këtë çështje.
”Ne fuqimisht mbështesim liberalizimin e vizave për Kosovën”.
”Ne Kroacia e po ashtu edhe vendet e tjera, nuk mund të them që jemi vetëm në këtë iniciativë. BE mendoj se do mund të fliste me një zë”.
”Unë jam optimist në këtë çështje, dhe shpresoj që në një të ardhme të afërt, do të vijmë tek ky rezultat që të vendosim për liberalizimin e vizave”.
”Për shkak se është në interes të BE-së, në interes të stabilitetit të rajonit, dhe nëse do donim të tregonim solidaritetin tonë, ne do duhej ta angazhonim veten tonë edhe më shumë, dhe unë mendoj që ky akt, do të ishte një kontribut i mirë për stabilitetin e Kosovës”.
Sipas Radman, liberalizim i vizave do tregonte besim të BE-së karshi shtetit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
”Liberalizimi i vizave në pikëpamje psikologjike do mund të relaksonte, së pari do mund të tregonte simbolin e besimit për Kosovën e po ashtu do mund të relaksonte edhe marrëdhëniet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë mes Prishtinës dhe Beogradit”.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...