Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në takim njohës ambasadorin e ri të Francës në Kosovë.
Ministri Krasniqi falënderoi ambasadorin për mbështetjen që Franca i ka dhënë Kosovës nëpër vite në shumë sektorë, e në veçanti në bujqësi. Në këtë drejtim, ministri përmendi edhe pjesëmarrjen e agrobizneseve nga Kosova në Panairin e parë ndërkombëtarë të industrisë së ushqimit “Sial Paris”, për çka tha se ishte një tjetër dëshmi e bashkëpunimit mes dy vendeve, dhe një mundësi më shumë për bizneset nga Kosova që të depërtojnë në tregun evropian.
Më tutje, ministri e ka njoftuar ambasadorin edhe për programet mbështetëse të MBPZHR-së, si dhe për disa nga prioritetet e ministrisë për vitin e ardhshëm.
Ministri Krasniqi ka shprehur gatishmërinë e tij për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Francës në fushën e bujqësisë, duke ditur faktin se Franca është një prej vendeve lidere në bujqësi.
Nga ana e tij, ambasadori Didier Chabert, konfirmoi gatishmërinë për përkrahje në avancimin e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë.
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë