Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, sot ka bërë të ditur dorëheqjen e tij nga Kuvendi Komunal në Prizren, në pozitën e Asambleistit duke i liruar rrugë anëtarit të PDK-së që ishte në radhë në renditjen e votave.
Ministri Gashi po jep shembull se si duhet të punohet në Kosovë, duke mos dashur ti mbajë 2 pozita, ai dha dorëheqje për tu përkushtuar vetëm në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, shkruan Kosova Republikë
Postimi i ministrit Gashi:
Të nderuar qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren.
Sot kam dhënë dorëheqje nga pozita e Këshilltarit (Asambleistit) të Kuvendit Komunal të Prizrenit.
Dorëheqja ime lidhet me punën time si Ministër dhe me pamundësinë për të dhënë kontributin tim si këshilltar komunal, por edhe me dëshirën për të mos mbajtur dy pozita në të njëjtën kohë. Gjithashtu dua t’i mundësoj një kolegut tjetër i cili do të më zëvendësojë mua në kuvendin e komunës.
Isha i nderuar që isha bartës i listës së kandidatëve për kuvendin komunal nga Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren, ku falë mbështetjes së madhe nga Ju, ne morëm 19440 vota, një rritje e jashtëzakonshme e numrit të votave nga zgjedhjet e kaluara të vitit 2013.
Faleminderit shumë!
KG
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit