Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, priti sot në takim ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Angelika Viets.
Gjatë takimit, Ministri dhe Ambasadorja diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe për gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.
Gjithashtu ministri Haki Demolli nënvizoi kontributin e vazhdueshëm të Qeverisë së Gjermanisë për FSK-në, dhe ndër të tjera e njoftoi diplomaten gjermane edhe me zhvillimet e përgjithshme të FSK-së, bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar, sukseset e veçanta në ushtrimet ndërkombëtare të FSK-së dhe me zhvillimet rreth procesit të transformimit FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.
Nga ana e saj, ambasadorja Viets falënderoi ministrin Demolli për pritjen e përzemërt, si dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në interes të të dyja vendeve dhe dy ministrive si dhe në veçanti mbështetjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK