Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, në kuadër të takimeve që do të mbajë në të gjitha rajonet e Kosovës, nesër me datën 17.08.2016 në ora 09:00, do të takohet me anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Pejës.
Në këto takime do të diskutohet për trafikimin me qenie njerëzore, përdorimi i drogave dhe për parandalimin e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm.
Në komunën e Pejës do të marrin pjesë përfaqësuesit e forumeve nga komunat e këtij regjioni: komuna e Istogut, komuna e Klinës, komuna e Deçanit dhe komuna e Junikut
Takimi do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal në Pejë.
Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...
Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes së punëtorit në v...
Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuar...
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime