Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim Cari Enav, drejtoreshë e Byrosë për çështje ndërkombëtare të narkotikëve dhe zbatim të ligjit për Evropë dhe Azi.
Në këtë takim u bisedua lidhur me trafikimin e narkotikëve në Republikën e Kosovës dhe luftimin e kësaj dukurie nga organet e rendit.
Me këtë rast ministri Hyseni i bëri të ditur znj. Enav të arriturat e Policisë së Kosovës në luftimin e kësaj dukurie negative dhe theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme është e përkushtuar që në kuadër të luftimit të krimit në përgjithësi, një ndër prioritet që ka është edhe luftimi i trafikimit me narkotikë.
Ndërsa znj. Enav ofroi mbështetjen për institucionet e Republikës së Kosovës në luftimin e trafikimit të narkotikëve dhe avancimit të më tejmë të drejtorisëanti-trafikim në Policinë e Kosovës.
Mbi 200 persona dyshohen për manipulim votash në Pejë, prite...
Goditje e rëndë për Arsenalin, Eberechi Eze jashtë fushës pë...
Kryeministri i Pakistanit ofron mundësinë të jetë ndërmjetës...
PDK mban konferencë për media
Irani mohon deklaratën e Trump për zhvillimin e negociatave
Sulme të reja izraelite në Liban, 9 të vrarë dhe 47 të plago...