“Turizmi është një segment shumë i rëndësishëm për Kosovën. Promovimi i produkteve, shërbimeve, prezantimi i eksperiencave dhe aktiviteteve të ndryshme që nxisin vizitorët për të përjetuar bukuritë e Kosovës është qëllimi primar i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, që reflekton po ashtu edhe zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik”.
Kështu ka thënë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani në konferencën “Turizmi dhe zhvillimi ekonomik”, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë e ku po marrin pjesë ministra të shumë vendeve të Bashkimit Evropian.
Hasani ka thënë se Kosova ofron mundësi të favorshme për zhvillimin e turizmit gjatë katër stinëve të vitit, njofton Klan Kosova.
Ai ka potencuar faktin se përmirësimi i infrastrukturës rrugore, autostradës dhe ndërtimi i aeroportit të ri modern do t’u mundësojë turistëve qasje më të lehtë dhe lidhjen me destinacionet e Kosovës.
Sipas tij, kjo do të shërbejë edhe si arterie për arritjen në vendet tjera në rajon.Duke prezantuar bukuritë e Kosovës, ministri Hasani është shprehur se Kosova edhe pse një vend i vogël, ka potenciale turistike mjaft të mira natyrore dhe kulturore, por është ende vend i pa eksploruar për shumicën e turistëve ndërkombëtarë.
“Atraksionet natyrore të mrekullueshme të tilla si malet e larta, ujëvarat, shpellat, liqenet, lumenjtë, burimet termominerale etj, kanë filluar të paketohen si produkte turistike dhe ofrohen për shitje në formën e tureve aktive dhe aventuriere, turizmit rural, sporteve dimërore, ecje në natyrë, alpinizëm, etj”, ka thënë Hasani./Klan Kosova/
“Liria ka emër” merr përkrahjen edhe nga presidentja Osmani
Berisha: Do të votojmë për kryetarin e Kuvendit dhe presim t...
Nis seanca konstituive e Kuvendit
Pacolli sqarohet për kredinë e garantuar për Naim Murselin, ...
MABCO: Hapja e aeroportit të Vlorës në rrezik
Tahiri nga AAK: Besojmë që do të konstituohet Kuvendi, por K...