Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë vizituar sot Mitrovicën Veriore dhe kanë pirë kafe në një kafene afër urës kryesore.
Prezent për të ruajtur rendin dhe ministrat kanë qenë edhe pjesëtarët e njësive speciale të Policisë së Kosovës, të cilët e kanë siguruar zonën përreth kafenesë.
Krahas ministrave ishte edhe zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, si dhe zëvendësministrja në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq.
I pyetur se cila është arsyeja e vizitës së sotme, Sveçla është përgjigjur shkurt se ka ardhur për të pirë kafe.
“Kam ardhur për të pirë kafe. E gjithë jeta ime është zyrtare,” tha Sveçla.
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...
“Bukë, djathë & domate” – Drake rikthehet sërish ...
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin