Qeveria në largim ka mbajtur sot një mbledhje ku ndër të tjera ka vendosur të ndajë rreth 5 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 11 qershor.
Pavarësisht tensioneve që u krijuar në Kuvendin e Kosovës javën e kaluar kur PDK vendosi të votojë mocionin për rrëzimin e Qeverisë që kishte me LDK-në dhe minoritetet, dy partitë më të mëdha në Kosovë duket se nuk mbajnë inat me njëra-tjetrën, shkruan arbresh.info.
Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, ministrat e PDK-së e LDK-së dukeshin shumë të relaksuar dhe në humor me njëri-tjëtrin duke përfshirë këtu edhe kryeministrin, Isa Mustafa./Arbresh.info.

Flet vëllai i Liridona Ademajt: U vërtetua ajo çfarë kemi th...
Dënimet me burg të përjetshëm, Deliu: Drejtësia s’duhet të m...
Burg i përjetshëm për Naimin, flet babi i Liridonës: Deshti ...
Avokati i familjes Ademaj paralajmëron apelimin e dënimit të...
Flick dëshiron rinovimin me Barçën, ëndrra e tij ta fitojë L...
Vrasja e Liridona Ademajt: Burgim i përjetshëm për Murselin ...