Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim shefin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Republikën e Kosovës, Jacques Miniane, i cili ndodhet në mision për rishikimin e implementimit të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe FMN-së.
Duke folur për zhvillimet ekonomike në Kosovë, kryeministri Mustafa, e njoftoi për progresin që po arrihet, për performancën pozitive fiskale, stabilitetin financiar, treguesit pozitiv në ekonomi, si dhe ecurinë e proceseve tjera ekonomike në vend.
Kryeministri Isa Mustafa po ashtu theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës gjatë kësaj periudhe për ecurinë pozitive të programit të Kosovës me FMN-në.
Shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Jacques Miniane, vlerësoi lart përkushtimin dhe rezultatet e Qeverisë së Kosovës në raport me zbatimin e marrëveshjes me FMN-në.
Miniane, po ashtu, përgëzoi Qeverinë e Kosovës për progresin që po bën në avancimin e sistemit të prokurimit publik.
Gjatë takimit, është biseduar edhe për të hyrat dhe shpenzimet, me ç ‘rast është vlerësuar lartë performanca e Qeveris? ? në këtë drejtim, si dhe për projeksionet buxhetore të vitit 2016 dhe aspektet e tjera që lidhen me zhvillimin ekonomik, stabilitetin financiar dhe reformat fiskale në Kosovë.
Abdixhiku i kundërpërgjigjet Bajramit: Më shumë se dorëheqje...
IHR: Forcat iraniane të sigurisë vrasin të paktën 3,428 prot...
Inteligjenca artificiale – Strategjitë e ardhshme për luftën...
SHBA-ja pezullon shqyrtimin e vizave të migrimit nga 75 vend...
Banorët e Grenlandës në ankth para samitit SHBA–Danimarkë
SHBA pezullon shqyrtimin e vizave të imigrantëve për 75 vend...