Ka vazhduar sot dita e trete e grevës së minatorëve. Ata thonë se janë të lodhur dhe të zhgënjyer që edhe pas tre ditësh grevë nuk ka ardhur askush nga zyrtarët e lartë institucionalë për t’i vizituar dhe për t’i dëgjuar kërkesat e tyre, me përjashtim të disa deputetëve.
Këta u bëjnë thirrje kryeministrit dhe institucioneve përgjegjëse që t’i vizitojnë dhe t’i marrin parasysh kërkesat e tyre, në të kundërtën greva nuk do të ndalet, derisa thonë se për hapa të tjerë në rast se nuk ka ndryshim do të vendosin vetë minatorët.
Ndër kërkesat e tyre janë njohja e pensionit – 70% e pagës, 50-55 vjeç pension i parakohshëm, njohja e stazhit te punës gjatë viteve 1989-1999 dhe ruajtja e aseteve te Trepçes, pra të gjitha asetet e Trepçes të përfshihen në draft status
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit