Miliona euro janë keqpërdorur nga buxheti i shëndetësisë për barna të listës esenciale, duke i favorizuar operatorët ekonomikë me çmime astronomike. Një tabletë “Imatinib”, e cila përdoret për mjekimin e leukemisë, para një viti është paguar 32 euro, ndërsa e njëjta para pak ditësh është blerë me vetëm 3.69 euro. Gazeta “Zëri” ka raportuar e para në tetor të vitit të kaluar për këtë skandal financiar me ilaçe të shtrenjta, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Miliona euro vlerësohet se janë keqpërdorur nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë vetëm në tenderët për furnizim me tableta “Imatinib”, i cili bar përpos që përdoret për mjekimin e leukemisë kronike, shfrytëzohet edhe për mjekimin e tumoreve malinje në lukth, pasi që çmimi i furnizimit për këtë institucion shtetëror ishte shumëfish më i lartë se çmimi në tregun me pakicë.
Një tabletë e tillë (Imatinib), e cila para një viti i kishte kushtuar Ministrisë së Shëndetësisë, ishte blerë 32 euro, derisa çmimi në tregun me pakicë ishte katërfish më i lirë.
Për çmimet e tilla astronomike të këtij bari kishte raportuar para një viti gazeta “Zëri”, ku kishte faktuar se çmimi në barnatore është dukshëm më i lirë./Zëri/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin