Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci, u ka bërë thirrje të gjitha partive t’i lënë inatet, mosmarrëveshjet, interesat partiake e personale dhe t’u hapin rrugë krijimit të institucioneve.
Ai ka thënë se me sjelljet e tij në seancë është duke vepruar në kuadër të Rregullores së Punës së Kuvendit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
“Unë po përpiqem të jem kryesues i kuvendit i të gjithë deputetëve”, ka thënë ai për Epoka e Re.
Mikullovci ka bërë me dije se në takimin e së mërkurës do të kërkojë nga PAN-i ta prezantojë emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit dhe të përfundojë ky proces, që pastaj t’i hapet rruga formimit të Qeverisë.
Ai ka thënë se ka frikë që konstituimi i Kuvendit të zvarritet edhe më tutje. Mikullovci ka përjashtuar si opsion shkuarjen në zgjedhje të reja pasi, sipas tij, ato do të na sillnin në situatën e njëjtë.
VV prezanton zotimet, Sallahu: Planprogrami më i mirë i qeve...
Haradinaj: Pati skeptikë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës,...
Angli- Trafik emigrantësh dhe kokaine, shqiptari Ibrahim Sol...
IKKL viziton Tetovën dhe Shkupin, temë dorëzimi i materialev...
Bedri Hamza e nis nesër fushatën nga Prizreni, më pas mban t...
Papunësia në SHBA u rrit në nëntor në nivelin më të lartë ka...