Miku i shefit të inteligjencës në Amerikë është mik i mirë i Ramush Haradinajt

12:07 | 22 Maj 2020
M. A.

Shqiptari Ismet Smajli, që është mik i afërt i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, kongresisti republikan John Ratcliffe është edhe mik i afërt me ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj dhe familjar i deputetit të AAK-së Gazmend Sylës.

Në një foto të bërë në vitin 2017, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj shihet duke drekuar bashke me Ismet Smajlin në një byrektore në Kosovë.

Arbresh.info mëson se shqiptari Ismet Smajli është edhe familjar i deputetit Gazmed Syla.

Biznesmeni shqiptar Ismet Smajli jeton dhe vepron në Dallas të Amerikës njëherë është edhe sekretar i rrjeteve të bizneseve në Amerikë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale