Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, sot është takuar me Myftiun Naim Ternava, autoritetin më të lartë të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se Michele Ristuccia theksoi se si fetë mund të kontribuojnë në përmirësimin e dialogut dhe bashkëpunimit.
Ai ripohoi përkushtimin e paanshëm dhe efektiv të KFOR-it për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si mandat i tij i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.
Kujtojmë se më herët gjatë ditës, Angelo Michele Ristuccia ka zhvilluar vizitë edhe në Manastirin e Deçanit./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...