Ministria e Infrastrukturës, ka marr vendim për shtrenjtimin e çmimeve për testimin teorik për patentë shoferët.
Këtë për klan kosova e ka konfirmuar, Fillojetë Konjuhi, zëdhënëse e Ministrisë së Infrastrukturës.
“Ministria e Infrastrukturës ka marrë vendim për shtrenjtimin e çmimorës për testimin teorik për patentë shoferë. Jemi duke kaluar në procesin e digjitalizimit dhe është proces goxha i kushtueshëm dhe nuk mund të mbulohen me çmimet aktuale”, ka thënë Konjuhi.

Ndër të tjera ajo tha se krahasuar me çmimoret e vendeve të rajonit prapë mbetën çmimet më të ulëta.
Tani për kategorinë AM, A1,A2 dhe A pjesa teorike dhe praktike do të kushtojnë nga 20 euro.
Kategoria B1 dhe B, pjesa teorike dhe praktike do të kushtojnë nga 20 euro.
Kategoria C1 dhe C, pjesa teorike dhe praktike do të kushtojnë nga 30 euro.
Kategoria D1 dhe D, pjesa teorike dhe praktike do të kushtojnë nga 30 euro.
Kategoritë BE, C1E, CE, D1, De, pjesa praktike do të kushtojë 20 euro.
Kategoritë M dhe L, pjesa teorike do të kushtojë 15 euro.
Për kategorinë T, pjesa teorike dhe praktike do të kushtojnë nga 20 euro.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...