Mësimi nuk do të fillojë në qershor, por vetëm klasat e nënta dhe maturantët do të mbajnë mësim plotësues, parapërgatitje për testet përfundimtare. Kështu ka bërë të ditur për Radio Kosovën, zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj.
Zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, në një intervistë për Radio Kosovën ka thënë se mësimi nuk mund të fillojë në qershor, pasi dezinfektimi i shkollave kushton mbi 1 milion euro, kosto që sipas tij, nuk mund të përballohet.
Ai bëri të ditur se mësimin do ta fillojnë klasat e nënta dhe maturantët, si parapërgatitje për testet përfundimtare.
“Mësimi do të fillojë në qershor për disa grupe të nxënësve, për klasat e nënta dhe të dymbëdhjeta. Do të jetë mësim plotësues, për përgatitje për testet e standardizuara. Në një mijë shkolla vetëm të dezinfektohen tani për përgatitje që fëmijët të kthehen aty, është mbi një milion euro, ka një kosto që nuk mund ta përballojmë. Nuk e konsiderojmë që është rrugë e duhur”, tha ai.
Ndërsa, nëse do të fillojë mësimi në shtator apo jo, zëvendësministri Rexhaj tha se kjo do të varet nga ecuria e pandemisë dhe kushtet që i ka vendi ynë.
“Kjo varet nga gjendja e pandemisë. Kjo është pandemi globale, mirëpo secili shtet e ka situatën e vet specifike. Ne nuk i kemi kushtet të cilat i ka Gjermania për shembull. Kur ne vendosim se çka do të bëjmë, ne nisemi nga kushtet e Kosovës, nga mundësitë e Kosovës. Problemi më i madh është dezinfektimi. Nëse bëhet dezinfektimi çdo ditë, është me miliona euro brenda dy javësh”.
Megjithatë, Rexhaj tha që do të presin edhe sugjerimet nga Ministria e Shëndetësisë, për të vendosur se si do të procedohet më tutje.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...