Situata me kolonat në kufi veç se ka nisur të përkeqësohet.
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra për Menaxhim Kufitar, veç në Merdare, pritjet arrijnë deri në mbi 5 orë.
Aty janë krijuar kolona deri në 1 mijë e 700 metra.
Në Jarinje, pritjet shkojnë deri në tri orë, teksa aty ka kolona deri në 600 metra.
Pritje tre orëshe ka edhe në Mutivodë, teksa kolonat kanë arritur deri në 400 metra.
Këto kolona dhe bllokada janë shkaktuar pas fluksit të madh në kufi, me përfundimin e festave të fundvitit dhe kthimin e mërgimtarëve në vendet e Evropës, ku ata jetojnë e punojnë.

Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...
Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatit një ‘sulm të ri mas...