Analisti politik Petrit Zogaj ka kritikuar ashpër qëndrimin e presidentit Hashim Thaçi në raport me arrestimin dhe deportimin e gjashtë turqve, të kërkuar për ekstradim nga Turqia.
Në Info Magazine të Klan Kosovës ai ka deklaruar se gjëra të tilla mund të ndodhin vetëm në vende ku mungon demokracia, duke theksuar se ky është veç një degëzim i tentimit të shtetit turk për ta rehabilituar figurën që ka.
“Mua po vazhdon të më shqetësojë mënyra si janë arrestuar këta njerëz. Nuk u është prezantuar asnjë dokument. Në këtë mënyrë nuk funksionojnë shtetet. Funksionojnë organizatat terroriste, por jo institucionet”.
“Ka një shtrembërim të demokracisë tek ne. Hashim Thaçi udhëheq me të gjitha institucionet. Ai është njeriu që Dhomën e Situatave për çfarëdo rasti e vendos në zyrën e tij. Në Kosovë nuk ka demokraci”.
“Shtetet demokratike e masin nivelin e drejtësisë në vend. Ato refuzojnë ekstradimin e njerëzve, pa pasur fakte. Nëse kryetari i shtetit e merr rolin e gjyqtarit, atëherë ai është gjithçka tjetër, vetëm president nuk është”.
“Turqia në vitet e fundit ka nisur të ketë rol gjeostrategjik në Ballkan, të cilin e sheh si hapësirë për ta rikthyer njëfarë fryme neo-otomane. Tashmë ka një debat për rishkrimin e testeve të historisë, në tentim për t’i dhënë një fytyrë tjetër Turqisë dhe Perandorisë Osmane”.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A