Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për procesin zgjedhor e që ai ndihet krenar me numrin e komunave të fituar nga ky subjekt politik.
Por ai është pyetur edhe për komunën e Dragashit e cila është në një proces gjyqësor për zgjedhje e fundit për balotazh.
Krasniqi tha se nuk dua të interpretojë vendimin e PZAP-it pasi që për momentin është duke u zhvilluar një proces gjyqësor.
“Por një gjë mund të them se qytetarët e kësaj komune nëpërmjet vullnetit të lirë e kanë dhënë verdiktin e tyre për kryetarin aktual Shaban Shabanin.
Por megjithatë ne jemi një parti politike që gjithmonë i kemi pranuar rezultatet zgjedhore dhe nëse ky institucion i pavarur bjen një vendim ne gjithsesi se do të e pranojmë ashtu”, tha ai.
Memli Krasniqi ndër të tjerash thotë se ka një respekt të veçantë për Mërgatën Shqiptare e që të cilët kanë shprehur vullnet të jashtëzakonshëm për të votuar në këto zgjedhje.
“Por vullneti i tyre duhet të jetë i lirë e individual e jo në mënyrë të organizuar siç e kemi cekur në ankesën tonë në PZAP”, tha ai ne rtk.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen