Mjeku Zllate Mehmedoviq kërkon masa më të rrepta për shkak se vetëm 40 për qind e popullatës është vaksinuar kundër coronavirusit.
“Duhet mbesin në fuqi masat aktuale për mbrojtje dhe të vendosen masa të reja më të rrepta për shkak se piku i virusit pritet të arrijë për 2-3 javë, në fillim ose në mes të muajit shkurt”, shprehet Mehmedoviq në intervistë për TV Shenja.
Sipas tij, arsyeja kryesore e numrit të vogël të të vaksinuarve në Maqedonisë është mosbesimi ndaj institucioneve.
Edhe pse lloji Omicron i virusit konsiderohet si formë më e lehtë e sëmindjes, mjeku Mehmedoviq paralajmëron se ky lloj shpërndahet 5 herë më shpejtë se lloji Delta i COVID-19.
Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 254.857 raste, ndërsa prej tyre 226.409 janë shëruar dhe 8.198 kanë humbur jetën. Momentalisht Maqedonia ka 20.250 raste aktive.
Bajrami e falënderon Kurtin që ia besoi detyrën e Kryenegoci...
Nënshkruhet marrëveshja, synohen aktivitetet hulumtuese
Zbulohet se ku dhe kur do të martohet Dua Lipa
Ndryshime në diplomaci, riformatohet shërbimi i jashtëm, kus...
Kylian Mbappe jep shenja se kë e do si trajner të Real Madri...
Ministri Krasniqi: Oferta e Kurtit për LDK-në gjeneroze, zgj...