Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj priti sot në takim Ish-komandantin suprem të NATO-s, gjeneralin me katër yje, Wesley Clark.
Në komunikatën e ministrisë për Clark theksohet se është heroi ynë “i cili udhëhoqi operacionin ushtarak të NATO-s kundër forcave kriminale serbe gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999”.
“Ky takim është në vazhdën e komunikimeve të rregullta të Ministrit Mehaj me Gjeneral Clark, me rëndësi shumë të madhe në rrugëtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së drejtë realizimit të synimeve strategjike”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Gjithashtu të dy, përveç temave në kontinuitet, diskutuan edhe për zhvillimet në kontekstin e ri gjeopolitik dhe ndikimin në mjedisin e sigurisë në rajonin tonë.
“Ministri Mehaj në deklaratën e tij theksoi se Gjeneral Clark, përveç personalitetit të tij madhështor në mendjet dhe zemrat tona, mbetet udhërrëfyesi ynë më i qartë në procesin e zhvillimit dhe realizimit të synimeve tona strategjike”./arbresh.info/


Të shtënat në darkën e Trump me gazetarë, Shërbimi Sekret i ...
“Vetëm pak metra larg meje”: Gazetari i CNN rrëfen tmerrin k...
“O Shëndrit ku e kam gruan”, DJ Gimbo reagon me humor pasi S...
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më sh...
I dyshuari kishte armë dhe disa thika, ishte mysafir i hotel...
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...