Anëtarët e Down Syndrome Kosova së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj kanë vizituar kazermën ushtarake të FSK-së.
Ministri Armend Mehaj ka thënë se kjo është një nga ditët më të mira.
“Sot pata një nga ditët më të mira, kur së bashku me engjëjt tanë nga Down Syndrome Kosova, u bëmë bashkë në kazermë me ushtarakët e ushtaraket tona. Luajtëm bashkë, vallëzuam bashkë, kënduam e pikturuam së bashku dhe në fund edhe drekuam bashkë. Pikturat dhe performanca e tyre u shkëmbyen me mirënjohje të merituar për secilin. Një nga gjërat që mësojmë çdo herë kur jemi mes këtyre engjëjve, është që të besojmë se ne, të gjithë ne, komunikojmë në heshtje, në energji e në dashuri që del nga zemrat tona. Kjo është dashuria për njëri-tjetrin pa dallim. Kjo është forca jonë e brendshme e cila në sinergji nuk ka asgjë që e mposhtë”, ka shtuar tutje ai./arbresh.info/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...