Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” gjatë ditës së sotme pati disa aksione për lidhjet ilegale të ujit që po bëhen në pjesë të ndryshme të këtij rajoni.
Aksioni i parë i këtij niveli u realizua në Veternik të kryeqytetit, ku në një postim në Facebook, u tha se inspektimet po vazhdojnë me intensitet të lartë për identifikimin e lidhjeve ilegale të ujit në disa prona private dhe biznese.
“Çdo shkyçje ilegale përbën shkelje të rëndë ligjore dhe do të trajtohet sipas procedurave të parapara. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të lidhjeve ilegale”, thuhet në njoftim.
Pos Veternikut, një lidhje ilegale e ujit u gjet edhe në Llukar të Prishtinës, ku sipas Ujësjellësit “Prishtina”, në këtë rast uji është përdorur për ujitje të oborrit dhe serave.
Ndërkaq, inspektorët e ujit në Lipjan gjetën keqpërdorim të ujit në Janjevë dhe Gushtericë.
“Prej një këndi në tjetrin, në një ditë të vetme, shumë lidhje ilegale!!! Më turp se turpi! Janjeva e Gushterica me lidhje ilegale të shumta, të cilat u zbuluan sot nga inspektorët e NJOU Lipjan”, tha KRU “Prishtina”.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë