Fillimi i seancës për menaxhimin e pandemisë COVID-19, ka filluar më akuza.
Ishte deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka akuzuar kryesuesen e seancës, Arbërie Nagavci, se Kryesia e Kuvendit nuk e ka njoftuar fare ministrin e Shëndetësisë dhe kryeministrin e kabinetin qeveritar për seancën e sotme.
“Kjo seancë është thirrë duke vendosur në lajthitje mbledhjen e Kryesisë dhe anëtarët e Kryesisë. Nuk është hera e parë, në mbledhje të kryesisë kemi diskutu gjatë për këtë seancë, ka qenë kërkesë individuale e anëtares së Kryesisë që të jetë një seancë në Kuvendin e Kosovës ku do të debatohet për pandeminë. Është konstatu se për të pasë një seancë të Kuvendit, duhet të ketë një ftues, a është e rregullt, a është e jashtëzakonshme, etj”, ka thënë Gashi.
Pas kësaj ka reaguar Nagavci, duke lexuar pjesë nga transkripti i mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit./arbresh.info/
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...