Me nderime ushtarake iu dha lamtumira e fundit nënoficerit Besim Bajraktari

09:56 | 21 Janar 2022
A Z

Me homazhe në Kazermën ,,Adem Jashari dhe me ceremoni ushtarake në Batllavë të Podujevës në praninë e familjarëve, miqve, shokëve dhe kolegëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës u varros me nderime të larta ushtarake pjesëtari i FSK-së rreshter i parë Besim Bajaraktari.

Për ta nderuar për jetën dhe veprën e tij në ceremoni kishin ardhur eprorë dhe kolegë nga FSK-ja, përfaqësues të Komunës, shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë.

I ndjeri pas vetës la bashkëshorten dhe tre vajza.

Njoftimi i plotë:

Me nderime ushtarake iu dha lamtumira e fundit nënoficerit Besim Bajraktari

Me homazhe në Kazermën ,,Adem Jashari dhe me ceremoni ushtarake në Batllavë të Podujevës në praninë e familjarëve, miqve, shokëve dhe kolegëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës u varros me nderime të larta ushtarake pjesëtari i FSK-së rreshter i parë Besim Bajaraktari.

Ceremonia e varrimit filloi me homazhe pranë arkivolit të rreshter Bajraktarit në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë dhe më pas kortezhi me përcjellje ushtarake vazhdoi për në varrezat e fshatit të tij të lindjes në Batllavë, ku u mbajt ceremonia e varrimit me nderime ushtarake.

Për ta nderuar për jetën dhe veprën e tij në ceremoni kishin ardhur eprorë dhe kolegë nga FSK-ja, përfaqësues të Komunës, shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë.

Në emër të Forcës së Sigurisë së Kosovës foli zëvendës komandanti i FSK-së gjeneral major Enver Cikaqi, i cili pasi shprehu ngushëllimet familjes, pjesëtarëve të FSK-së, shokëve dhe kolegëve vlerësoi lartë jetën dhe veprën e rreshter i parë Bajraktarit ku nder tjera tha: “Njerëzit si Besimi janë të rrallë, që në personalitetin e tyre i kanë të gërshetuara vlerat më të larta njerëzore si urtësinë, edukimin e lartë akademik, sinqeritetin dhe atdhe-dashurinë. Ne ndihemi krenarë që bashkërisht ndërtuam themelet e sigurta të ushtrisë së Kosovës, për të cilën Besimi punoi pa-reshtur gjithë jetën”.

Ngushëllime për familjen, shokët, bashkëluftëtarët e ushtarët ,shprehën kryetari i Komunës së Podujevës Z Shpejtim Bulliqi , kryetari i Organizatës së Veteranëve dega në Podujevë z.Fahri Bala, ndërsa në emër të familjes falënderoi për pjesëmarrje në ceremoni vajza Sara Bajraktari.

Besimi ka qenë pjesëtar i UÇK-së, në Komandën e Zonës Operative të Llapit, pas transformimit të UÇK-së ka shërbyer në Shtabin e Përgjithshëm në Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe që nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka kryer detyra dhe pozita të larta të nënoficerit.

Besimi u nda nga jeta me 17 janar 2022 pas një sëmundje të rëndë, duke lënë pas vetës bashkëshorten dhe tri vajza./arbresh.info/