Me moton “Marshojmë s’festojmë”, gratë protestojnë në Prishtinë kundër vrasjes së grave

12:28 | 8 Mars 2022
A Z

Me moton “Marshojmë s’festojmë”, dhjetëra gra, protestuan sot në Prishtinë, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas – 8 Mars.

Me pankarta në duar, ato marshuan dhe kërkuan të drejtat që sipas tyre iu mungojnë.

Kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, ka nis nga Pallati i Drejtësisë në Hajvali për të mbërritur në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, dhe për të vazhduar deri te Qeveria e Kosovës./arbresh.info/