Me urdhëresë të gjykatës kompetente, Policia e Kosovës ka kontrolluar dymbëdhjetë lokale të ndryshme në të cilat janë zhvilluar aktivitete të paligjshme me lojëra të fatit në Prishtinë, Gjilan dhe Ferizaj.
Sipas policisë, gjatë këtij operacioni në këto lokale janë sekuestruar aparate të lojrave, para të gatshme mbi 30 mijë euro dhe janë mbyll dhjetë lokale.
“Gjatë operacionit janë sekuestruar 80 aparatë të lojërave të fatit, rreth 40.000 € para të gatshme, 4 shtëpiza kompjuteri, ndërsa dhjetë lokale janë mbyllur nga ana ATK-së. Është intervistuar një i dyshuar mashkull shqiptar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, bën të ditur policia.
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...