Në pjesët e murit rrethues të shtëpisë ku banon deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca, disa persona të panjohur kanë shkruar grafitin: “BIJAT I SHESIM, VOTAT I QESIM”.
Grafiti me përmbajtje seksiste, i shënuar në murin rrethues të shtëpisë së familjes Grainca në Ferizaj, shpreh urrejtje ndaj deputetes, vota e së cilës përcaktoi zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente më 4 prill.

Adelina Grainca, u zgjodh deputete e Kuvendit të Kosovës nga lista e Partisë Demokratike të Kosovës.
Por, rreth dy javë ditë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, në ditën e zgjedhjes së Osmanit presidente, ajo zgjodhi të ndërronte subjektin politik. Kaloi nga radhët e PDK-së në Lëvizjen Vetëvendosje të kryeministrit Albin Kurti
Deputetët tjerë të PDK-së nuk morën pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentes
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë
Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes
Sot varroset i riu që humbi jetën në vendin e punës