Mbledhja e Qeverisë së Kosovës ka filluar me një minutë heshtje në nderim të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku i vrarë në Banjskë të Zveçanit.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se rreshteri ra në krye të detyrës për mbrojtjen e shtetit, sovranitetit dhe atdheut, raporton Arbresh.info.
“Të dielën u cenua sovraniteti shtetëror. Po atë ditë u vlerësua gatishmëria e Policisë kundër terrorizmit që e luftojmë tash e dy vjet. U gjet armatim me mbi pesë milionë euro. Shteti serb ka rol të kryesor në këtë sulm terrorist” u shpreh Kurti.
Kryeministri ftoi qytetarët qe ta falënderojnë Policinë e Kosovës kudo që i shihni.
“ Profesionalizmi i jashtëzakonshëm i Policisë së Kosovës u dëshmua me kapacitet të i plote për mbrojtjen e Kosovës. Ftojë qytetarët të falënderojmë pjesëtarët e policisë kudo qe i shihni, në lagje ,në rrugë, etj. Ky sulm terrorist Gjithashtu ka ekspozuar vështirsitë me ndërkombëtaret për ruajtjen e kufirit me Serbinë. Kufiri me Serbinë e bëjnë të vështirë sjellja dhe apetitet e Beogradit zyrtarë. Serbet e Kosovës duhet të çlirohen nga telat e Serbisë.” ka thënë Kurti./Arbresh.info/
Angazhimet institucionale, Osmani anulon pjesëmarrjen në Kon...
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen e policit M...
Protesta të mëdha në Argjentinë kundër reformave të punës, p...
Kush janë 16 kandidatët që do t’i zëvendësojnë ministrat në ...
Shqipëria po “shuhet”, lindjet në 2025-n ishin 74% më të ulë...
Samiti i NATO-s në Bruksel, Vengu: Shqipëria e përkthen anga...